Puyol i gatshëm për ‘el Clasico’
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, pritet që të jetë i gatshëm për supersfidën e fundjavës së ardhshme ndaj Real Madridit, përkundër faktit që pësoi një dëmtim të lehtë ndaj Levantes të shtunën mbrëma.
Mbrojtësi spanjoll ishte rrëzuar kur u përplas me Arouna Konen gjatë pjesës së parë dhe është dashur të zëvendësohej nga Dani Alves nëntë minuta para fundit të pjesës së parë.
Sidoqoftë, EFE raporton se zëvendësimi i Carles Puyol ishte si masë parandalimi të një dëmtimi tjetër nga Barcelona. Kështu, Puyol do të jetë në gjendje që ta udhëheqë ekipin në betejën e madhe në Santiago Bernabeu fundjavën e ardhshme.
Lajmi për rikthimin e Puyol përbën një shtytje të madhe për Barcelonën, pasi gjashtë disfatat e fundit katalanasit i pësuan pa prezencën e kapitenit të tyre.
Category: Futboll
0 Komente