Raul shkëlqen në fitoren e Schalkes
Skuadra e Schalkes ka fituar me rezultat 5-0 kundër Werder Bremenit në një takim ku legjenda spanjolle, Raul Gonzalez, realizoi het-trik.
Ish-sulmuesi i Real Madridit shënoi dy herë në pjesën e parë (16’ dhe 20’), ndërsa het-trikun e kompletoi në gjysmën e dytë (63’) duke e larguar kështu edhe dilemën mbi fituesin.
Megjithatë, ekipi nga Gelsenkirchen nuk u ndal me kaq, por shënoi edhe dy herë, ndërsa realizues ishin Kyriakos Papadopoulos (67’) dhe Klaas-Jan Huntelaar (70’).
Schalke aktualisht pozicionohet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Borussia Dortmundin që mban vendin e dytë, ndërsa ka tre pikë më pak se lideri Bayern Munich.
Category: Futboll
0 Komente