Reali bën plane ta shesë Kakan
Real Madridi është i gatshëm të shesë mesfushorin Kaka gjatë vitit të ardhshëm.
El Confidencial shkruan se Reali po e shfrytëzon pushimin dimëror për të analizuar mundësinë e shitjes së Kakas. Mesfushori po ashtu është duke e shfrytëzuar pushimin e tij në Brazil duke menduar për opsionet.
Pavarësisht zërave pozitiv që vijnë nga të dyja palët, vazhdon të ketë një bindje se Kaka nuk është më i nevojshëm te Reali, dhe një largim i tij mund të jetë i mundshëm jo më larg se në afatin kalimtar të janarit.
Rikthimi në fushë i Nuri Sahin këtë muaj ka shtuar edhe më shumë presionin në ish-lojtarin më të mirë të botës. Tre klube, Milani, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, raportohet se janë interesuar për situatën e brazilianit.
Category: Futboll
0 Komente