Reali kthehet aty ku e ka vendin (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, December 17, 2011 | 1 Komente

Real Madridi ka shënuar fitore të jashtëzakonshme në transfertë te Sevilla me rezultat 6-2, për t’u rikthyer në maje të tabelës së La Ligës.
Ishte menduar se Real Madridi do të kishte vështirësi në këtë takim, por në fakt ndodhi e kundërta.

Fillimisht Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave (10’) për 1-0, para se Jose Callejon (37’) të shënonte për 2-0.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Cristiano Ronaldo nga distanca realizoi një supergol (41’) për të heshtur të gjithë të pranishmit në stadium. Vërtet ky është një prej golave më të mirë të sezonit deri më tani në La Liga, thjesht, bukur, pastër!

Pranë rezultatit 3-0, në minutën e 44 Pepe prish planet e Mourinhos me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë keq ekipin për pjesën e dytë.

Por, kështu nuk mendoi Angel Di Maria që në minutën e 66-të vulosi fatin e takimit me golin për 4-0. Jesus Navas realizoi për 4-1, para se Manu të përjashtohej dhe numri i lojtarëve në fushë të barazohej.

Cristiano Ronaldo e shënoi hettrikun për të heshtur kritikët në minutën e 86-të nga penaltia, përderisa Hamit Altintop shënoi (89’) për 6-1. Alvaro Negredo në minutat shtesë sa për të vënë rezultatin përfundimtar 6-2.

Real Madridi ëshë lider në La Liga pas javës së 16-të me 40 pikë, tri më shumë se sa Barcelona që ka 37 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...