Suarez suspendohet për tetë ndeshje

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, është shpallur fajtor për sjellje të pahijshme ndaj mbrojtësit të majtë të Manchester Unitedit, Patrice Evra. Uruguaiani është dënuar me 40.000 funte dhe me tetë ndeshje suspendim.
Evra u ankua te Federata Angleze e Futbollit për komentet që i kishte bërë Suarez në barazimin prej 1-1 në Anfield më 15 tetor.

Kështu, FA ka marrë vendim që ta dënojë lojtarin e Liverpoolit për ofendim racial, dhe për më shumë ai është paralajmëruar për sjellje të tilla në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Suarez ka të drejtë të apelojë ndaj këtij vendimi në Komisionin e Pavarur Rregullator.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...