Toure, Lojtari Afrikan i Vitit 2011
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, është emëruar Lojtari më i Mirë Afrikan i Vitit 2011.
Toure shënoi golin e fitores në gjysmëfinalen e Kupës FA kundër Manchester United dhe në finale kundër Stoke, për t’i dhënë fund 35-viteve pa një trofe të madh të klubit anglez.
Paraqitjet e tij këtë sezon po ashtu kanë ndihmuar ekipin e Roberto Mancinit të marrë kreun e tabelës së Ligës Premier.
28-vjeçari ka mposhtur mesfushorin e Ganës, Andre Ayew, dhe atë të Malit, Seydou Keita, për të fituar shpërblimin e më të mirit të Afrikës për vitin që po lëmë prapa.
Category: Futboll
0 Komente