Villa: Do të kthehem së shpejti

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, thotë se ai do të fillojë të rikuperohet sa më shpejt që mundet dhe se shpreson të rikthehet në fushë së shpejti.
Spanjolli u lëndua në gjysmëfinalen e Kupës Botërore të Klubeve ndaj Al-Sadd dhe të hënën iu nënshtrua operacionit. Rikuperimi i tij pritet të zgjatë nga katër deri në pesë muaj, por spanjolli shpreson të rikthehet më herët.

“Me shumë punë dhe me ndihmën e njerëzve të tjerë, ju do të më shihni në fushën e futbollit shumë shpejt, duke u kënaqur siç kam bërë më herët”.

“Koka ime është rikuperuar që pas operacionit. Do të filloj të rehabilitoj këtë këmbë së shpejti. Vërtet mezi pres të shërohem dhe të mund të kthehem dhe të luftoj në fushë”, ka deklaruar Villa për faqen zyrtare të Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...