Villa lirohet nga spitali, mungon pesë muaj

dardanmiftari | Sunday, December 25, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, është liruar nga spitali për të kaluar festat e fundvitit me familjen dhe atë vetëm pesë ditë pasi ishte operuar, njoftoi klubi katalanas.
Villa, i cili ishte lënduar gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube ndaj Al Sadd, tani duket ta ketë gjendjen e këmbës më mirë dhe sipas mjekut që e operoi, ai do të jetë jashtë fushave për pesë muaj.

Sipas të rejave të fundit, David Villa do të mund të ishte i gatshëm për një finale të Ligës së Kampionëve nëse Barcelona e arrin atë, ndërsa po ashtu dhe do të mund të merrte pjesë në Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...