Villa mund të luajë në Euro 2012
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, të hënën i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në këmbën e majtë, ndërsa pritet të mungojë rreth katër muaj, që do të thotë se ai do të mund të luajë në Kampionatin e ardhshëm Evropian, Euro 2012.
Është pritur që Villa të mungojë në gjithë pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa mjeku udhëheqës i operacionit, Dr. Ramon Cugat, është shprehur mjaft optimist.
“Ekipi mjekësor është shumë i kënaqur me operimin e Villas. Shpresojmë se Villa do të jetë në gjendje të luajë në Kampionatin Evropian”, citon AS fjalët e mjekut.
Për më shumë, ai është shprehur optimist se sulmuesi katalunas mund të luajë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve nëse Barca arrin deri atje.
Category: Futboll
0 Komente