Villas-Boas: Torres nuk do të shitet
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka thënë se sulmuesi Fernando Torres nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit ose gjatë verës.
Spanjolli erdhi për 50 milionë funte nga Liverpooli gati 12 muaj më parë dhe ka shënuar vetëm pesë gola gjatë kohës së tij në Stamford Bridge. Ai qëndroi në stol në ndeshjet e fundit, që ishte shkas për spekulimet rreth një largimi të tij.
“Fernando Torres nuk është në shitje për asnjë çmim, as tash as gjatë verës”, ka qenë i shkurtë dhe i qartë strategu portugez para gazetarëve.
Category: Futboll
0 Komente