Wenger: Do ta huazoj Henryn

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke e shqyrtuar huazimin e Thierry Henryt, ndërsa vendimin do ta marrë brenda shtatë ditëve të ardhshme.
Sulmuesi i New York Red Bulls, Thierry Henry, ka stërvitur me Arsenalin që pas përfundimit të sezonit MLS në SHBA dhe tani ideja që legjenda e Arsenalit të kthehet në fushë i ka pëlqyer shumë strategut francez.

“Kjo është pse pushoj këtë fundvit, më duhet të mendoj për këtë çështje. Një marrëveshje afatshkurtër është ideale për ne, por unë nuk kam bërë ndonjë ofertë ende. Thierry Henry nuk është këtu për momentin. Nuk e kemi biseduar kurrë këtë. 1 janari është datë vitale për ne. Kemi shtatë ditë për të marrë vendimet mbi lojtarët”, theksoi francezi.

Arsenali nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gervinhos dhe Marouane Chamakh, të cilët do të marrin pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës në start të vitit të ri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...