Wenger konfirmon huazimin e Henry

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se Thierry Henry, do të nënshkruajë një marrëveshje dymujore huazimi, nëse do të mbyllet marrëveshja me New York Red Bulls.
Henry është stërvitur me Arsenalin gjatë pauzës së sezonit në kampionatin amerikan të futbollit, që fillon në muajin mars.

“Për dy muaj kjo sigurisht do të ndodhë. Unë nuk merrem me marrëveshjen dhe me sigurimin dhe kjo ende nuk është kompletuar. Për momentin nuk mund të themi asgjë tjetër pasi puna ende nuk është kryer”.

“Mbulesa dymujore është ideale. Ai ka përvojë dhe kualitet. Ai e njeh klubin dhe mund t’i ndihmojë lojtarët e tjerë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe është njeri shumë inteligjent, kjo mund të ketë vetëm rezultate pozitive”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...