Wenger lëvdon Van Persien

dardanmiftari | Sunday, December 11, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lëvduar edhe njëherë paraqitjen e holandezit Robin Van Persiet ndaj Evertonit dhe e përgëzoi për golin e shënuar pikërisht në 125 vjetorin e themelimit të klubit londinez.
“Unë ndjeva se në pjesën e parë kemi krijuar shumë raste dhe se është dashur të kalonim në epërsi. Në pjesën e dytë, ata luajtën më thellë dhe na dhanë më pak hapësira, na mungoi presioni kështu që na është nevojitur tepër magjia e Van Persiet”.

“Unë gjithmonë kam besuar se mund të shënonim dhe jam i kënaqur për kompaktësinë dhe se shfrytëzuam rastet e shënimit. Van Persie shënoi gol të jashtëzakonshëm. Ai na fitoi tri pikët. Ai tha se nuk ishte dita e tij më e mirë, por me rëndësi që ishte efektiv. Kështu është kur je profesionist”, u shpreh Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...