Zyrtare: Ancelotti trajner i PSG

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti është caktuar menaxheri i ri i Paris Saint Germain, vetëm disa orë pasi gjiganti francez zbuloi shkarkimin e trajnerit Antoine Kombouare.

Italiani është prezantuar sot para gazetarëve gjatë një konference për shtyp, i shoqëruar nga drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo.

“Jam i ngazëllyer që jam këtu si trajner i Paris Saint-Germain. Mendoj se PSG është një klub fantastik. Mendoj se unë mund të bëj një punë të madhe për të ndihmuar PSG të bëhet një klub i madh në Evropë”, ka thënë Ancelotti në konferencë.Ancelotti dhe Leonardo gjatë konferencës për shtyp
Caktimi i Ancelottit është pritur tashmë një kohë, meqë Leonardo ishte takuar me 52-vjeçarin muajin e kaluar në Paris. Ish-mesfushopri francez Claude Makelele do të jetë pjesë e stafit teknik të Ancelottit.
Strategu italian pritet të rritë imazhin e klubit francez, që synon të sjellë në radhët e veta disa prej yjeve më të mëdha të futbollit dhe të shndërrohet në një forcë të re në futbollin evropian. PSG së fundi është lidhur me një transferim të ish-kapitenit të Anglisë, David Beckham.
Ancelotti fitoi dy herë titullin e Ligës së Kampionëve me Milanin, në vitin 2003 dhe vitin 2007, dhe fitoi titullin e Ligës Premier dhe atë të Kupës FA me Chelsean.
“Përvoja në Angli më ka ndihmuar shumë, ishte një përvojë fantastike, por ka një sfidë të madhe këtu te PSG. Klubi ka gjithçka për të arritur sukses dhe një ambicie të madhe”, ka shtuar Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...