Balotelli: Mancini më i mirë se Mourinho

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka bërë një vlerësim të dy trajnerëve me të cilët ka punuar, atë aktual, Roberto Mancini dhe atë që e ka drejtuar te Interi, Jose Mourinho.
Sipas italianit kontrovers, menaxheri i Cityt, Mancini, është trajner me i mirë se menaxheri i Real Madridit, Mourinho.

“Të dy janë ndër më të mirët në botë, kjo është e sigurt, por në një nivel personal, më të mirë e konsideroj Mancinin”.

“Trajnerët në kohët e sotme duhet të nxjerrin maksimumin nga secili lojtar dhe mendoj se Mancini e bën këtë në mënyrë të përsosur”, ka deklaruar SuperMario për revistën L'Uomo Vogue.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...