Bayerni e nis keq vitin e ri
Bayerni i Munichut ka pësuar humbje në transfertë te Borussia Monchengladbach me rezultat 3-1, duke filluar kështu keq pjesën e dytë të sezonit në Bundesliga.
Bayerni e filloi shumë keq këtë takim. Ishte i shumëkërkuari, lojtari i ardhshëm i Dortmundit, Marco Reus ai që shënoi i pari pas 11 minutash lojë për 1-0.
Epërsinë e dyfishoi Patrick Herrman me ndihmën e Mike Hankes në minutën e 41-të, që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë përsëri Patrick Herrman shënoi për 3-0 (71’), kurse golin e nderit për bavarezët e shënoi Bastian Schweinsteiger (76’), për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Me këtë disfatë Bayerni ka 37 pikë në vendin e parë, përderisa Munchengladbach është në vendin e dytë me 36 pikë. Të shtunën Schalke dhe Dortmund kanë rastin për të barazuar pikët me Bayernin dhe për të bërë lidershipin e trefishtë në tabelën e Bundesligës.
Category: Futboll
0 Komente