Bayerni i pakënaqur me Muellerin

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Stafi teknik i Bayern Munichut e ka kritikuar Thomas Muellerin për angazhimin e pakënaqshëm në fushën stërvitore.
Siç raporton Sport Bild, ata konsiderojnë se lojtari gjerman angazhohet shumë më tepër me përfaqësuesen e tij sesa me klubin.

Në sezonet e fundit, 22-vjeçari është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës bavareze, mirëpo ai nuk u përfshi në takimin ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve (nëntor 2011), me arsyetimin se ai është lënë që të pushojë.

Mirëpo, tash del në pah se mospërfshirja e tij ishte si ndëshkim për mosangazhimin e nevojshëm në fushën stërvitore.

Nga ana tjetër, thuhet se edhe vet lojtari është i pakënaqur me ndryshimin e vazhdueshëm të pozitave ku luan. Ai preferon pozitën e mesfushorit ofensiv, ndërsa trajneri Jupp Heynckes në atë pozitë ka luajtur me Toni Kroos, derisa Mueller është vendosur si anësor i djathtë ose i majtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...