Bryant e James udhëheqin ‘ekipin e ëndrrave’ në LO 2012

dardanmiftari | Wednesday, January 11, 2012 | 0 Komente

Akoma duhet pritur që të mësohet formacioni definitiv i përfaqësues amerikane në basketboll që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2012 në Londër, ku do të tentojnë ta mbrojnë medaljen e artë.
Para katër vitesh në Pekin, ‘ekipi i ëndrrave’ e zuri vendin e parë duke e mposhtur Spanjën në finale, ndërsa sipas njoftimeve të para të medieve amerikane, formacioni do të jetë shumë i ngjashëm me atë të Pekinit.

Lojtari kryesor i ekipit pritet të jetë Kobe Bryant (LA Lakers), i cili në Pekin pati rolin e kapitenit, ndërsa aty do të jetë edhe dyshja e Miamit, LeBron James dhe Dwyane Wade.

Ndërkohë, në listën preliminare gjenden edhe këto emra: Carmelo Anthony, LaMarcus Aldridge, Chauncey Billups, Chris Bosh, Tyson Chandler, Kevin Durant, Eric Gordon, Blake Griffin, Dwight Howard, Andre Iguodala, Kevin Love, Lamar Odom, Chris Paul, Derrick Rose, Russell Westbrook dhe Deron Williams.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...