Cahill: Nuk isha lakmitar
Transferi i ri i Chelseat, Gary Cahill, ka thënë se ai nuk ka kërkuar pagë astronomike nga Blutë, ashtu siç ishte shkruar nëpër tabloidet britanike.
“Është vërtet zhgënjyese kur shihni gjëra të tilla në shtyp. Ju kafshoni gjuhën, sepse vërtet asnjë lajm që kam lexuar për mua nuk ishte i vërtetë. Ishte vërtet gjë që më lëndoi, por familja dhe klubi e dinte situatën reale”.
“Ishte vërtet vështirë të pranoja akuzën e të qenit lakmitar sepse ai është perceptimi që e morën për mua tifozët”, ka thënë Cahill.
Category: Futboll
0 Komente