Conte: Nuk duam vendin e tretë
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka deklaruar qartë se synimi i ekipit të tij do të jetë Scudetto dhe se Bianconerët do të ishin të pakënaqur nëse në fund të sezonit përfundojnë në vendin e tretë.
“Unë nuk do të pajtohesha me vendin e tretë po që se do të ma ofronin tani. Unë jam i obliguar që të bëj më të mirën dhe ëndrrat t’i bëj realitet për tifozët. Unë nuk do të kisha nënshkruar në qershor për objektiva minimal”.
“Ne jemi në vendin e parë për shkak se e kemi treguar përkushtimin e duhur, entuziazmin dhe dëshirën për të fituar. Unë dua të vë gjithë besimin mbi lojtarët për të arritur gjëra të jashtëzakonshme”, u shpreh Conte.
Category: Futboll
0 Komente