Diouf i bashkohet Hannoverit
Sulmuesi Mame Biram Diouf është larguar nga Manchester Unitedi në drejtim të Hannoverit, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2014.
Trajneri i ekipit gjerman, Mirko Slomka, është shprehur i kënaqur me transferimin, duke thënë se ai do të jetë një opsion shtesë në fazën ofensive.
“Ai duhet të përqendrohet në integrimin e shpejtë në mënyrë që të na ndihmojë me ndeshjet e ardhshme në Bundesliga dhe Europa League”, ka thënë Slomka.
Sipas Bild, Hannoveri ka paguar 1.5 milionë funte për senegalezin, i cili ka qëndruar në Old Trafford që nga viti 2009.
Category: Futboll

0 Komente