Djali i Romarios: Babai im ishte më i mirë se Messi
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është kurorëzuar për të tretën herë radhazi si futbollisti më i mirë në botë, mirëpo djali i legjendës braziliane, Romario, pohon se argjentinasi duhet të bëjë më tepër për të arritur nivelin e babait të tij.
Romarinho, i cili aktualisht po luan për të rinjtë e Vasco da Gama, thotë se Messi është i mirë, por babai i tij ka qenë edhe më i mirë.
“Pas Peles, ai (Romario) ishte më i miri. Sot, më i miri është Messi, mirëpo ai ende nuk e ka arritur nivelin e babait tim”, citon Sport fjalët e të riut.
Category: Futboll
0 Komente