‘El Clasico’ në çerekfinale të Kupës së Mbretit

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Me rezultat të përgjithshëm prej 4-2, Real Madridi e ka eliminuar Malagan nga Copa del Rey.
Takimi i parë i zhvilluar në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 3-2 në favor të Los Blancos, ndërsa edhe në udhëtim në La Rosaleda, ata fituan me rezultat minimal prej 1-0.

Gjysma e parë e takimit përfundoi pa gola. Real Madridi dominoi me posedimin e topit, mirëpo skuadra vendase bëri një performancë të mirë.

Në gjysmën e dytë, Mbretërit i shpeshtuan sulmet, meqë ishin të vetëdijshëm se me një gol të shënuar Malaga vazhdonte garën.

Goli i Realit erdhi falë dy zëvendësuesve. Mesut Oezil dërgoi një pasim të mirë në drejtim të Karim Benzemas, ndërsa francezi shënoi paksa me fat pasi topi i rrëshqiti nga duart dhe i hyri nën këmbë portierit Caballero (72’).

Në vazhdim trajneri vendas intervenoi me dy zëvendësime të menjëhershme, mirëpo lojtarët e Malagas nuk arritën të bëjnë asgjë deri në fund.

Në çerekfinale të Copa del Rey do të kemi ‘el Clasico’, duke qenë se Real Madridi do të ndeshet me Barcelonën, e cila thuajse e ka siguruar kualifikimin që nga ndeshja e parë duke e mposhtur Osasunan me rezultat 4-0, dhe është vetëm 90 minuta larg kualifikimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...