Giggs: Duhet të ringjallemi pas disfatës

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se ka ardhur koha për Djajtë që të ringjallen, pas dy disfatave radhazi të pësuar në Ligën Premier.
“Mund t’iu ndodhin mbrëmje të tilla, askush nuk i pëlqen ato dhe askush nuk dëshiron që ato të ndodhin. Ju duhet të komplimentoni Newcastle. Ata punuan shumë, na mbajtën të mbyllur dhe shënuan disa gola të mirë”.

“Është e vështirë të fitosh në St. James Park, por ne nuk kemi luajtur me tërë mundësitë tona dhe kur nuk e bëni këtë ndaj ekipeve si Neëcastle, të cilët janë në formë të lartë këtë sezon, atëherë do të keni probleme. Mendoj se ka ardhur koha të ringjallemi”, u shpreh Giggs.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...