Lukaku i hapur për huazim
Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, është i hapur që të huazohet te ndonjë skuadër tjetër pasi ndjehet i frustruar për shkak të mungesës së minutazhit.
18-vjeçari u transferua me mjaft entuziazëm në Stamford Bridge nga Anderlechti gjatë verës, mirëpo nuk po mund të gjejë vend në formacionin e Bluve, duke qenë se Didier Drogba, Fernando Torres e Daniel Sturridge janë zgjedhjet e para të trajnerit Andre Villas-Boas.
“Duhet të jesh i gatshëm për sakrifica nëse dëshiron të kesh sukses te një klub i madh, prandaj duhet të jem i durueshëm”.
“Sidoqoftë, nëse situata ime nuk ndryshon në gjashtë muajt e ardhshëm, atëherë mund të kërkoj huazim diku tjetër”, ka thënë Lukaku për Sporza, duke zgjedhur klubet nga Anglia dhe Franca si destinacione të mundshme.
Category: Futboll
0 Komente