Majlinda bëhet me web dhe Facebook zyrtar

dardanmiftari | Wednesday, January 11, 2012 | 0 Komente

Kosovarja e vetme që ka siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Londra 2012, Majlinda Kelmendi, ka lansuar web faqen dhe profilin e vet zyrtar në Facebook, duke u përgatitur për një prezantim sa më të denjë në vitin e Olimpiadës.
Xhudistja ka rezervuar emrin Majlindakelmendi.info dheMajlindakelmendi.org, ndërsa faqja e saj në Facebook ështëMajlinda Kelmendi Official.
Në këtë mënyrë xhudistja do të zvogëlojë shanset e keqpërdorimit të emrit të saj nga njerëz të ndryshëm që kanë hapur profile me emrin e saj. Profili në Facebook Majlinda Kelmendi Judo nuk është i bërë dhe i mirëmbajtur nga ekipi i xhudistes, dhe autorët kanë refuzuar që të bashkëpunojnë.
“Këto profile do e ndihmojnë komunikimin e Majlindës me publik, dhe do të ndihmojnë në përkrahjen e sponsorëve që e përkrahin xhudisten dhe pjesëmarrjen e saj në Olimpiadë prandaj presim përkrahjen tuaj”.
“Të gjithë ata që dëshirojnë të përkrahin Majlindën mund të bëjnë një ‘Like’ në profilin e saj zyrtar dhe në këtë mënyrë do të na ndihmojnë neve që në mënyrë sa më dinjitoze të prezantojmë Kosovën në botë”, thuhet në një komunikatë dërguar nga stafi i sportistes.
Majlinda Kelmendi është padyshim sportistja më e njohur dhe më e pranishme në mediat botërore e cila përfaqëson Kosovën dhe një ambasadore e fuqishme e vendit tonë botë.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...