Milani konfirmon: Pato nuk largohet

dardanmiftari | Thursday, January 12, 2012 | 0 Komente

Milani ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare të klubit se sulmuesi Alexandre Pato nuk do të largohet nga klubi, ashtu siç raportuan mediat italiane.
“A.C. Milan dëshiron të komunikojë se Alexandre Pato do të qëndrojë në fanellën Rossonere edhe për shumë kohë. Sulmuesi ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij të re dhe të mrekullueshme me Milanin”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Milani në faqen zyrtare AcMilan.com

Sidoqoftë, këtu janë hapur pa qartësi tjera. Ishte menduar deri para disa momenteve se Milani do ta shesë Paton për 35 milionë euro për ta transferuar Tevezin për 30 milionë euro në total, por tani ka pyetje tjera që hapen nga kjo komunikatë.

Merkato është duke çmendur tifozët e klubeve italiane, pasi kështu Milani de jure pranon se nuk do ta transferojë Carlos Tevezin, pasi pa shitur Paton nuk ka fondet prej 30 milionë eurosh për argjentinasin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...