Milani në gjysmëfinale ndaj Juves (VIDEO)
Milani ka mposhtur pa ndonjë problem të madh Lazion para tifozëve të vet me rezultat 3-1, për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Milani në këtë sfidë u paraqit me formacionin e dytë, me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic që e nisi takimin nga pankina.
Sidoqoftë, Rossonerët e filluan keq takimin. Djibril Cisse pas një pasimi të bukur të Gonzalez arriti të shënojë bukur për 0-1 dhe epërsinë e Lazios në këtë takim (5’).
Sidoqoftë, përgjigja e kuq e zinjëve ishte e shpejtë. Robinho pas një aksioni fenomenal nga afërsia shënoi për 1-1 (15’), para se lojës së furishme t’i bashkangjitej me një gol edhe Clarence Seedoorf (18’), i cili shënoi për 2-1 dhe epërsinë e Milanit.
Në pjesën e dytë hyri në lojë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili me asistimin e zëvëndësuesit tjetër Urby Emmanuelson shënoi për 3-1 dhe kualifikimin definitiv të Milanit në gjysmëfinale.
Kështu, Milani me këtë kualifikim do të ketë përballë Juventusin shumë të fuqishëm në gjysmëfinalet që zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.
Category: Futboll

0 Komente