Mourinho i nervozuar me lojtarët e tij

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është tepër i nervozuar me lojtarët e tij, për atë se si ata i kaluan pushimet dimërore.
Real Madridi për pak sa nuk pësoi disfatë nga Malaga, por arriti të kthejë gjithçka në pjesën e dytë.

Marca shkruan se bosi i Real Madridit ishte më i nervozuar se kurrë gjatë pushimit mes pjesëve, e sidomos pas ndeshjes ishte edhe më i nervozuar kur ka parë lojtarët e tij nëpër foto dhe nëpër kronika televizive duke dhënë intervista nga plazhet më atraktive të botës e disa prej tyre edhe nga klubet e natës.

“Disa lojtarë e marrin pushimin dimëror si pushim, dhe të tjerët i marin vetes kohë për të udhëtuar, ngrënë, pirë dhe të kthehen pak më ndryshe e jo si futbollistë”, theksoi Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...