Platini: Messi bën gjëra madhështore

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se Lionel Messi e ka merituar plotësisht çmimin FIFA Topi i Artë.
Ylli argjentinas ka arritur rekordin e legjendës franceze duke u bërë lojtari i dytë që e ka fituar tri herë radhazi trofeun prestigjioz.

“Topi i Artë është diçka e veçantë. Është subjektiv, por aty ka kritere. Fakti që i kemi dhënë tri trofe një djaloshi si ai është logjik, sepse ai bën gjëra madhështore”.

“Siç kam thënë, ai është ndihmuar nga një grup i veçantë, siç është ai te Barca”, ka deklaruar Platini për Goal.com.

I pyetur nëse Messi mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë, Platini është përgjigjur: “Ta lëmë ta përfundojë karrierën. Kur Ronaldinho e fitoi Topin e Artë (2005), unë thash se ai do të fitonte edhe shumë të tjerë, por ai nuk e bëri asnjëherë më”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...