Ronaldo do ta japë çmimin FIFA Topi i Artë
Legjenda braziliane Ronaldo ka konfirmuar se ai do të prezantojë çmimin FIFA Topi i Artë gjatë mbrëmjes së sotme në Zurich.
“Sonte do ta ndaj çmimin FIFA Topi i Artë. Kush mendoni se do ta fitojë? Xavi, Messi ose Ronaldo?”, ka shkruar legjenda në Twitter.
Ronaldo, i cili u pensionua nga loja aktive vitin e kaluar, ka luajtur edhe për Barcelonën edhe për Real Madridin gjatë karrierës së tij.
Category: Futboll
0 Komente