Rooney: E dua Fergusonin trajner për gjithë karrierën
Wayne Rooney dëshiron që menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, të jetë trajneri i tij për gjithë karrierën.
Raportet mes dyshes u përkeqësuan javën e kaluar pasi Ferguson e kishte lënë atë jashtë ndeshjes ndaj Blackburn si dënim për shkak të daljes natën për Krishtlindje pa lejen e tij.
“Sir Alex është menaxheri më i madh i të gjitha kohërave. Sigurisht do të doja të luaj nën urdhrat e tij për gjithë karrierën time”.
“Ai është një menaxher i mrekullueshëm dhe është arsye e madhe se pse unë erdha te Manchester United. Nëse do të mund ta përfundoj karrierën nën drejtimin e Sir Alex, atëherë nuk do të gabohem”, ka thënë Rooney.
Category: Futboll
0 Komente