Shokët i thonë Ronaldos: Kthehu te United

dardanmiftari | Wednesday, January 11, 2012 | 0 Komente

Miqt e afërt me Cristiano Ronaldon janë të frustruar me mungesën e përkrahjes nga tifozët e Real Madridit për yllin portugez këtë sezon dhe prandaj besohet se po insistojnë për një rikthim sensacional në Old Trafford.
Të shtunën vërshëllimat frustruan Cristiano Ronaldon dhe miqt e tij, të cilët tashmë ndihen tejet të ofenduar me trajtimin e portugezit edhe pas asaj që ndodhi në El Clasico me Barcelonën.

“Ronaldo ka ndjenja dhe ai ishte lënduar në El Clasico kur u largua nga stadiumi. Ai nuk ka mundur të kuptonte se si Bernabeu po e abuzonte atë për gabimin në një pasim, ose duke thënë se ai gjithmonë dështon ndaj Barcelonës”.

“A nuk ishte goli i tij ai që siguroi kupën në Valencia? Kush shënoi në Camp Nou në Superkupë dhe goditi shtyllën e Victor Valdes?”, theksoi një mik i afërt i Ronaldos për AS.

Më tej miku i portugezit shtoi se ai së bashku me miqt tjerë po tentojnë ta bindin Cristianon të rikthehet në Old Trafford, ku edhe gjatë fundjavës së kaluar ishte brohoritur emri i tij, teksa në Bernabeu kjo nuk ndodhi asnjëherë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...