Allegri kërkon nga lojtarët ta ruajnë qetësinë

dardanmiftari | Thursday, February 09, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka këshilluar lojtarët e tij ta ruajnë qetësinë pas disfatës 2-1 në Kupë nga Juventusi.
“Ne e pranuam golin e dytë në një mënyrë naive. Është turp të humbasim në një ndeshje në të cilën luajtëm mirë, siç bëri edhe Juventus”.

“Kualifikimi tash do të jetë i vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Ne kemi humbur shumë së fundi, por ne duhet të mbetemi të qetë dhe të kemi besim në fuqinë tonë. Ne po ashtu kemi humbur shumë lojtarë dhe shumë të tjerë nuk kanë qenë në gjendje të pushojnë”.

“Nuk ka presion në ne, pasi e njoh fuqinë e skuadrës. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...