Barbara: Rossonerët duhet ta përkrahin klubin

dardanmiftari | Friday, February 10, 2012 | 0 Komente

E dashura e Alexandre Patos dhe e bija e pronarit të Milanit, Silvio Berlusconit, Barbara, ka kërkuar përkrahjen e tifozëve Rossoner në këto momente të vështira për klubin kuq e zi në prag të ndeshjeve vendimtare të sezonit.
“Ekipi duhet ta ndjejë përkrahejn e tifozëve. Ky nuk duhet të jetë momenti i kritikave. Ne jemi në një fazë të rëndësishme për sezonin tonë. Javët e ardhshme pa dyshim do të jenë vendimtare. Ne jemi duke shkuar drejt realizimit të synimeve tona”.

“Nuk ka mungesë të lajmeve të mira. Stephan El Shaarawy po dëshmon të jetë premtues dhe disa lojtarë tanë janë në formë të mirë. Në përgjithësi, kjo ëshë periudhë e vështirë dhe shumë lojtarë tanë janë të lënduar, pasi po luajmë një herë në tri ditë. Por, edhe kështu ne kërkojmë përkrahjen e tifozëve”, u shpreh Barbara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...