Conte: Mungesa e Ibrës nuk ndryshon asgjë

dardanmiftari | Friday, February 24, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka deklaruar se mungesa e Zlatan Ibrahimovic në derbin e të shtunës ndaj Milanit nuk do të përbëjë ndonjë diferencë, pasi Rossonerët kanë ekip kualitativ.

“Dëshironi gjithmonë të fitoni, me ose pa Ibrahimovicin. Ky është mentaliteti i të dy ekipeve që nga fillimi i sezonit”.

“Ibra sigurisht se jep më shumë pika referimi, për shkak se është lojtar i madh, por Milani është i fortë, me ose pa të. Ne kemi bërë një hap vendimtar, duke u bërë përsëri konkurrues. Kjo është krenari për ne, për ekipin, për klubin. Ne duhet të dëshmojmë se jemi të gatshëm të vazhdojmë në këto nivele”, tha Conte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...