Dalglish fajëson mediat
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka fajësuar mediat për tensionin e krijuar gjatë ndeshjes kundër Manchester United, teksa mohon të ketë parë refuzimin e Luis Suarez për të shtrënguar dorën e Patrice Evras.
“Mendoj se tifozët e të dyja palëve para ndeshjes janë sjellë mirë. Ata kanë pasur pak tensione mes tyre, por s’ka problem. Më lejoni të them një gjë – gjatë ndeshjes për FA Cup nuk ka pasur problem, pasi nuk ka pasur emision 24 orësh për këtë takim sikurse kësaj radhe”.
“Unë kurrë nuk e kam ditur se ai nuk ia shtrëngoi dorën. Unë po informohem nga fjalët e gazetarëve. Unë nuk kam qenë aty. Nuk kam parë asgjë. Kjo është e kundërta e asaj që më është thënë”, deklaroi Dalglish.
Category: Futboll
0 Komente