De Rossi: I kam të gjitha këtu
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka thënë se dashuria për klubin bëri që ai të vendosë për të nënshkruar kontratë të re.
Pas muajve të tërë me spekulime rreth të ardhmes së 28-vjeçarit, ai vendosi që të nënshkruante kontratë të re pesëvjeçare me Giallorossët.
“Ajo që më frymëzoi ishte pasioni për këtë skuadër dhe këta njerëz. E kuptova se kam krejt çka më duhet këtu”.
“Rruga e nënshkrimit të kontratës ishte paksa e gjatë dhe unë hezitoja. Kam dëgjuar mijëra njerëz të kenë thënë se ky ishte fundi (i qëndrimit tim këtu), por unë gjithmonë e kam ditur se do ta zgjidhja këtë”, citon Tuttosport fjalët e italianit.
Category: Futboll
0 Komente