Djajtë të fortë për The Reds (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, February 11, 2012 | 0 Komente

Me rezultat 2-1 për vendasit ka përfunduar derbi më i madh i kësaj jave në futbollin evropian zhvilluar në Old Trafford mes rivalëve të vjetër, Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.
Ishte kjo një sfidë mjaft e tensionuar, e cila u përcjell nga një lojë e dominuar kryesisht nga Djajtë, të cilët me anë të Rooneyt arritën të fitojnë takimin.

E gjithë vëmendja në fillim ishte te Luis Suarez, i cili gjatë përshëndetjeve tradicionale me lojtarët refuzoi t’ia shtrëngojë dorën mbrojtësit Patrice Evra, të cilin e kishte fyer në mënyrë raciste muaj më parë në Anfield. Kjo u përcjell nga reagime jo të natyrshme të lojtarëve të United. Sidoqoftë, ndeshja vazhdoi me një baraspeshë të caktuar në dominim në fillimet e saj, derias United mori kontrollin mbi lojën.
Rastin më të mirë në këtë periudhë e pati Paul Scholes, i cili me kokë pas një harkimi të Giggs nuk arriti të shënojë nga afërsia.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë. Vlen të përmendet se gjatë hyrjes në tunel ka ndodhur një incident mes lojtarëve ku është dashur të intervenojë policia dhe sigurimi i stadiumit.
Pjesa e dytë vazhdoi në mënyrë normale...apo jo dhe aq normalisht. Kjo pasi Wayne Rooney me një volej të bukur kaloi në epërsi Manchester Unitedin (47’) pas vetëm dy minutave brenda pjesës së dytë.Gëzimi i Djajve zgjati dhe u rrit në vazhdim përsëri nga njeriu i ndeshjes, Wayne Rooney (50’), i cili pa problem shënoi për 2-0 dhe epërsinë solide të Djajve në këtë takim.
Në vazhdim, Dalglish bën ndryshime. Largon dy mesfushë për të inkuadruar Craig Bellamyn dhe Andy Carrol, që tregohen lëvizje deri diku të qëlluara. Kurse nga ana tjetër, tifozët e Manchester United këndonin kore ngacmuese “Hey Suarez, sa është rezultati?”.
Dhe ishte pikërisht Luis Suarez ai që u kundërpërgjigj, pasi realizoi pas një pakujdesie në mbrojtje të Manchester United (80’).
Megjithatë, përkundër këtij goli Liverpooli nuk arriti të ndryshojë asgjë deri në fund të takimit dhe sfida përfundoi me rezultat 2-1 dhe fitoren e Manchester United që po shkon drejt titullit të 20-të.
Manchester United përkohësisht është lider me 58 pikë dhe pret rivalin Manchester Cityn që të zhvillojë takimin ndaj Aston Villas të dielën. Liverooli mbetet në pozitën e shtatë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...