Gilardino synon të kthehet në kombëtaren Azzure
Sulmuesi i ri i Genoas, Alberto Gilardino, shpreson se ndryshimi i skuadrës mund t’i sigurojë atij rikthim në ekipin kombëtar italian.
Sulmuesi, i cili ka shënuar 17 gola në 47 paraqitje, fitoi Kupën Botërore me Italinë në vitin 2006, por nuk ka qenë pjesë e planeve të trajnerit të ri Cesare Prandelli.
“Gjithmonë synoj fanellën Azzurre dhe dua të jem pjesë e Euro 2012. Po ashtu do të ishte gjë e shkëlqyeshme nëse do të mund të përfshihesha në miqësoren kundër Amerikës në fund të këtij muaji, pasi kjo do të luhet në Genoa”, ka deklaruar Gilardino.
Category: Futboll
0 Komente