Ibrahimovic: Askush nuk e priti rezultatin e mbrëmshëm
Zlatan Ibrahimovic thotë se askush nuk e ka pritur një paraqitje si të mbrëmshmen nga Milani dhe një rezultat aq të thellë ndaj Arsenalit.
“Të fitojmë 4-0 kundër Arsenalit, nuk ndodh çdo ditë. Ne luajtëm mirë taktikisht, edhe pse askush nuk priti nga ne të bëjmë një performancë të tillë”.
“Britma ime ishte pozitive, isha i kënaqur me rezultatin dhe me ndeshjen e shkëlqyeshme që luajti ekipi. Është një rezultat i mirë për ne. Nëse nuk fitoj Ligën e Kampionëve, nuk do të dëshpërohem”, ka thënë Ibra.
Suedezi po ashtu ka folur edhe për miqësinë e tij me legjendën e Arsenalit, Thierry Henry.
“Thierry Henry është një person i mirë, e njoh atë mirë, ne gjithmonë kemi qenë në kontakte, kemi një raport të mirë dhe ai është një lojtar i madh që ka bërë histori në futboll”, ka shtuar Ibrahimovic.
Category: Futboll
0 Komente