Juve të transferojë Xabi Alonson?

dardanmiftari | Monday, February 20, 2012 | 0 Komente

Juventus është duke e përcjellë situatën e Xabi Alonsos te Real Madridi.
Spanjolli ishte afër të nënshkruajë me Juven kur ai zgjodhi të largohet nga Liverpooli dhe vazhdon të mbetet në radarin e Biankonerëve.

Menaxheri gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, është i paepur ta sjellë atë në Torino gjatë verës.

Dhe, me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, që është duke e menduar të ardhmen, edhe Xabi po ashtu mund ta ndjekë atë duke u larguar nga Bernabeu për një përvojë në Itali.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...