Le Bron mposht Bucksat
LeBron James ka ndihmuar Miami Heat të mposhtë Milwaukee Bucks, duke shënuar 35 pikë në fitoren 114-96.
Bucks kishin dalë fitues ndaj Heat në të dyja takimet këtë sezon, dhe tre herë radhazi në përgjithësi, por u turpëruan në ndeshjen e mbrëmshme, pavarësisht se kishin tetë pikë epërsi në çerekun e parë.
Duke shënuar më së shumti nga distanca e afërt, James ishte i saktë në 16 nga 21 tentimet nga fusha dhe ishte kyç për Miamin në çerekun e tretë, kur ata morën ndeshjen në duar për të shënuar fitoren e gjashtë në shtatë ndeshje.
Dwyane Wade shënoi 22 pikë për Miamin, që i afrohet në gjysmë ndeshje Chicago Bulls në krye të Konferencës Lindore. Carlos Delfino e përfundoi ndeshjen si më i miri te Bucks (12 fitore, 16 disfata), me 24 pikë.
Category: Basketboll
0 Komente