Matri: Baras edhe me gola të anuluar
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, ka thënë se goli i anuluar i tij (për pozitë jashtë loje) do të duhej të barazohej me golin e anuluar të Sulley Muntarit (të cilin Buffon e nxori nga brendia e golit).
Pas golit të Antonio Nocerinos, Muntari shënoi përkundër intervenimit të Buffon, mirëpo gjyqtari “nuk e pa” dhe nuk e quajti gol.
Ndërkaq, në pjesën e dytë, edhe Matri pati një gol valid që iu anulua “për pozitë jashtë loje”, prandaj beson se të dy incidentet e kanë anuluar njëri-tjetrin dhe se rezultati i barabartë (falë golit të tij në minutën e 83-të) është real.
“Goli im i anuluar? Na barazon me Milani, sepse goli (i Muntarit), sipas meje, ishte i rregullt”, ka thënë 27-vjeçari për Sky Sport Italia.
Category: Futboll
0 Komente