Messi i sjell fitoren Barcës

dardanmiftari | Monday, February 27, 2012 | 0 Komente

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë prej 2-1 si mysafir i Atletico Madridit në njërën nga ndeshjet kryesore të kësaj xhiroje në Kampionatin spanjoll.

Mysafirët treguan më shumë nga loja në gjysmën e parë, ndërsa arritën të shënojnë një gol.

Pas një kombinimi të Messit dhe Fabregas, ky i fundit pasoi te Daniel Alves, dhe braziliani heshti tifozët në Vicente Calderon (36’).
Ende pa filluar mirë gjysma e dytë, pas një krosimi nga këndi të Gabit, aty ishte Radamel Falcao për t’i barazuar shifrat (49’).

Pas golit të shënuar vendasit të mbështetur nga tifozët filluan të ishin të rrezikshëm duke tentuar të dilnin me gjah të plotë nga ky takim, por harruan se Lionel Messi luan te Barcelona.
Superylli argjentinas ekzekutoi një gjuajtje të lirë fantastike për ta kthyer avantazhin e Blaugranëve (81’), ndërsa ky ishte goli i 28-të i tij këtë edicion.

Barcelona mban hapin me dhjetë pikë prapa Real Madridit që kryeson Primera Divisionin spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...