Milan-Juve, vendimet kontroverse (FOTO)

dardanmiftari | Sunday, February 26, 2012 | 0 Komente

Drejtuesit e Serie A do të kenë shumë punë në javën që vjen, pasi pritet të ketë ankesa kundrejt vendimeve kontroverse të arbitrit Paolo Tagliavento në derbin ndërmjet Milanit dhe Juventusit që përfundoi me rezultat 1-1.

1. Goli i Muntarit (25’)
Gianluigi Buffon e mbrojti me sukses goditjen e parë nga Philippe Mexes, mirëpo pas goditjes së Sulley Muntarit, topi e kaloi thellë vijën fatale, para se portieri ta nxirrte jashtë. Tagliavento ishte gati ta pranonte si gol, mirëpo pranoi vendimin e asistentit të tij, Roberto Romagnoli, se nuk ishte gol. 2. Goditja e Mexes (46’)
Gjatë një përplasje mes Philippe Mexes dhe Marco Borriello, ky i fundit mbeti i goditur në brinjë, mirëpo mbrojtësi rossoner kaloi pa ndëshkuar.

3. Përplasja Vidal-Robinho (54’)
Një tjetër moment i dyshimtë ishte ndërhyrja e Arturo Vidal ndaj Robinhos pranë gjashtëmbëdhjetëmetërshit juventin, mirëpo as këtë “nuk e pa” Tagliavento, edhe pse ishte shumë pranë.

4. Anulimi i golit të Matrit (80’)
Një pikë tjetër e zezë në këtë takim ishte mospranimi i golit të Alessandro Matrit për pozitë jashtë loje, gjë që nuk ishte. Një tjetër gabim i arbitrit anësor. 5. Kartoni i kuq i Vidal (89’)
Pas ndërhyrjes së qëllimshme dhe nga prapa në Mark van Bommelin, kiliani e meritoi kartonin e kuq, mirëpo gjatë ndeshjes pati ndërhyrje të tjera agresive, të cilat arbitri nuk i ndëshkoi as me karton të verdhë.

Sido që të jetë, siç po shkojnë gjërat, Milani dhe Juventusi do të jenë dy skuadrat që do të luftojnë për titullin e Serie A këtë edicion, prandaj të shpresojmë që gabimet në këtë derbi të mos ndikojnë në vendosjes e titullit.

Shënim: Klikoni në foto që ti shikoni me madhësi më të madhe

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...