Mourinho në negociata me Cityn?
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, raportohet se është në negociata me Manchester Cityn.
Mediat portugeze raportojnë se Mourinho tashmë është duke e menduar mundësinë e rikthimit në Angli gjatë verës dhe ka zhvilluar biseda joformale me një klub të Ligës Premier – Manchester Cityn.
Kontakti ka qenë vetëm njoftues rreth planeve të të dyja palëve, pasi ish-trajneri i Chelseat ende nuk ka vendosur të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni.
Ajo çfarë është e qartë është se Mourinho, nëse largohet nga Reali, do të kërkojë një rikthim në Angli.
Më herët është përmendur se Mourinho mund të jetë pasardhësi i Sir Alex Ferguson te Manchester United.
Category: Futboll
0 Komente