Redknapp: Nuk mendoj për Anglinë
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, këmbëngul se ai nuk e ka menduar mundësinë për t’u punësuar si trajner i kombëtares angleze, pas dorëheqjes së Fabio Capellos nga posti i menaxherit të Tri Luanëve.
“Nuk di asgjë për punën si menaxher i Anglisë. Unë as që e kam menduar këtë. Unë kam ndeshje të madhe të shtunën me Tottenhamin. Tottenhami është në fokusin tim”, theksoi Redknapp.
Capello u largua nga posti i menaxherit të Anglisë pas polemikave të fundit me Federatën Angleze të Futbollit (FA), teksa Redknapp që një kohë të gjatë shihet si favorit për këtë post.
Category: Futboll
0 Komente