Rikthim i Cityt, Valencia fiton te Stoke

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Manchester City ka dalur fitues i duelit derbi të mbrëmjes në Europa League ndaj Portos në Dragao, duke u rikthyer pas disavantazhit për të fituar me rezultat 2-1, përderisa stoik u treguan spanjollët e Valencias që mposhtën anglezët e Stoke Cityt.
Porto e kishte epërsinë pas pjesës së parë me anë të Varelas, i cili shënoi me ndihmën e Hulk për 1-0 (28’).

Sidoqoftë, në pjesën e dytë City iu rikthye dominimit dhe arriti ta rikthejë edhe rezultatin. Alvaro Pereira fillimisht me një autogol barazon rezultatin (55’), para se Sergio Aguero të shënojë (85’) për 2-1 dhe fitoren e madhe në udhëtim të Cityt.

Mehmet Topal nga ana tjetër shënoi golin e vetëm të sfidës së zhvilluar në Britannia Stadium (36’), ku fituese doli Valencia.

Me këto rezultate Valencia dhe Manchester Cityt janë shumë pranë kualifikimit në 1/8-ën e finales së Europa League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...