Robinho: Gjyqtari ndoshta vendosi titullin
Sulmuesi i Milanit, Robinho, ishte tejet i frustruar me vendimet e gjyqtarëve në takimin derbi ndaj Juventusit, duke thënë se goli i anuluar padrejtësisht mund ta vendosë dhe titullin.
Gianluigi Buffon nxori topin nga goli pasi Muntari e goditi me kokë nga afërsia, ndërsa për gjyqtarin nuk ishte gol.
“Ishte aq e qartë, një gol është anuluar në mënyrë të pa besueshme. Kjo mund të vendosë Scudetton”, ka thënë Robinho për Sky Sports.
Category: Futboll
0 Komente